Një tragjedi ndodhi sot, pak pas orës 13:00, brenda burgut Santa Maria Capua Vetere. Lulzim Toci, 31 vjeç, i ndaluar për vrasjen e gruas së tij Eleonora Toci, i dha fund jetës në repartin psikiatrik të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Trupi i tij i pajetë u gjet brenda burgut Sammaritano. Rrethanat e vetëvrasjes janë ende duke u përcaktuar, por ky do të ishte episodi i fundit në një seri të gjatë vdekjesh pas hekurave.

Akti i vetëvrasjes ndodhi në njësinë psikiatrike të burgut Sammaritan, ku 31-vjeçari po vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij më 9 tetor 2024 në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello, përpara dy fëmijëve të tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç.

Lulzim Toçi, 31-vjeçari që mbyti bashkëshorten e tij 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, vuante nga skizofrenia akute. Ky ishte rezultati i ekspertizës që i është kryer autorit të krimit, duke përcaktuar se ai në momentin që ka vrarë gruan e tij ka vepruar me impulsivitet, pa e kuptuar fare.

Pasi vrau bashkëshorten Eleonora në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël, 4 dhe 6 vjeç, në gjendje konfuze, 31-vjeçari është larguar nga shtëpia, duke kërkuar ndihmë nga kunata e tij, e cila ka zbuluar trupin e së motrës përmes një video-telefonate me nipërit e tij. E alarmuar, gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ndaluar Lulzimin para shtëpisë së saj.

Sipas policisë, 31-vjeçari  ka rrëfyer menjëherë vrasjen: “Kam vrarë gruan time”.

Gjatë marrjes në pyetje, Toçi përsëriti rrëfimin e tij para gjyqtarit, pavarësisht vështirësive gjuhësore dhe gjendjes së tij të shokuar.

Hetimet nga Karabinierët, të koordinuara nga kompania Maddaloni, nuk gjetën konfirmim të një zënke që i parapritur, megjithëse fillimisht ishte ngritur hipoteza e  xhelozisë si motiv.

/ abcnews.al