Italia me këngën ‘Zitti E Buoni’ fitoi çmimin e parë të festivalit me 524 pikë në total, nga të cilat 318 i siguroi nga publiku.
Në momentin që grupi italian Maneskin ngriti kupën e fitores, këngëtari tha: “Dua ti them gjithë botës që rock’n roll nuk vdes kurrë.”
Në një garë të fortë mes Francës, Italisë dhe Zvicrës, ishin votat e publikut ato që bënë diferencën dhe ngjitën në vend të parë Italinë.
Në vendin e dytë renditet Franca me 499 pikë dhe në vendin e tretë renditet Zvicra me këngëtarin shqiptar Gjon’s Tears që siguroi 432 pikë. Juria shqiptare e vlerësoi performancën e Gjonit me 12 pikë.
Ndërsa Shqipëria u rendit e 21-ta me 57 pikë, nga të cilat 22 i mori nga juritë e profesionistëve 12 pikë nga Malta, 7 nga Danimarka, 2 nga San Marino, 1 nga Holanda dhe 35 nga publiku.
Ky ishte edicioni i 65-të i festivalit që u mbajt këtë vit pas një viti pushim, për shkak të pandemisë.

