Gjykata e Lartë prish vendimin e Gjykatës së Apelit dhe liron nga qelia Kreshnik Farrukun. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Kreshnik Farruku i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla, do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Kreshnik Farruku u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të SPAK, teksa GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij.

Ai u prangos në Manzë të Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Firenzes me qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Në seancën e 7 janarit, Gjykata e Durrësit kishte marrë në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm ndaj Kreshnik Farrukut, pasi Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin nr.Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, ka caktuar ndaj tij në masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.