“Është e trishtueshme të dështosh për herë të dytë radhazi. Më vjen keq sepse edhe sot patëm shumë mundësi për të shënuar të parët. Luftuam dhe djersitëm kundër një skuadre që nuk të lë të bësh lojëra të mira. Nuk e meritonim të humbnim. Një ndeshje të tillë mund ta kishim çuar te penalltitë. Është një zhgënjim i madh për mua, pasi kemi humbur tri finale gjithsej.”
Italiano nuk ka asgjë për çfarë ta qortojë ekipin e tij. “Unë i njoh djemtë, ata ishin të gjithë gati dhe të përqendruar. Të gjithë ata që dolën në fushë dhanë atë që mundën të jepnin. Në këto finale gjërat shkojnë keq. Na mungon mundësia për të shënuar të parët. I thashë edhe Ceferinit se humbja dhemb, arritja në fund për dy vite radhazi është një meritë e madhe, por ne duhet t’i ngremë trofetë dhe nuk ia dolëm. Më vjen keq që i shoh djemtë të qajnë”.
Për të ardhmen e tij, Italiano dha këtë koment.
“Edhe unë kam një zemër dhe jetoj me emocione. Tani për tani jam i zhgënjyer dhe i pikëlluar, isha i pari që e besova. Kemi një ndeshje të fundit në Bergamo, të dielën, më pas do të takohem me drejtorin, të shohim.”/SuperSport
Top Channel