Gjashtë automjete janë djegur pasi zjarri përfshiu një servis në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Servisi është në pronësi të Geri Pengu.
Burime bëjnë të ditur se nga kamerat janë parë persona të afrohen, dhe të kenë hedhur benzinë mbi mjetet duke u venë zjarrin. Policia dyshon se zjarri mund të jetë vënë nga dy persona.
Sakaq, pronari nuk është emër i panjohur për uniformat blu. Ai rezulton të jetë i përfshirë në fushën e trafikimit të narkotikëve.Po ashtu në vitin 2008 ai është arrestuar për aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari. Ndërsa në vitin 2014 Pengu është proceduar për një aksident me plagosje. g.v/abcnews.al