Erion Murataj PSD

Një 39 vjeçar shqiptar është arestuar në Itali, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.  Gjatë arestimit të tij ka rënë në pranga edhe një 29 vjeçar italian.

Fillimisht i riu italian është sinjalizuar nga policia e Frolit, pasi u kap me cigare dhe një tabletë ekstazi. Menjëherë është shoqëruar për në banesë  dhe më pas të kryhej kontrolli fizik.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, është gjendur 39-vjeçari shqiptar i cili ka qëndruar në Itali ilegalisht, duke paketuar dozat e kokainës. Policia sekuestroi 11 doza 0.50 kokainë dhe 45 gr të tjera, 5 gr marjiuanë, 7 tableta ekstazi, së bashku me materialin e paketimit dhe 900 euro. Të dy u arrestuan në vepër me akuzën e ndalimit për qëllime shpërndarjeje droge.