Një 22-vjeçar me inicialet K.H nga Kosova është arrestuar në Muriqan pasi mbante lëndë narkotike në automjet.
Policia bën me dije se po ndiqet penalisht edhe shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me të arrestuarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.