Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Klodian Trocin, ish-kreun e Hipotekës në Vlorë, i cili u arrestua nga policia pas dyshimeve për korrupsion. Mësohet se më sallë Troci nuk ka folur, ka folur vetëm avokati i tij, i cili ka kërkuar një masë më lehtësuese, gjë e cila u mohua nga Gjykata.
Trocit iu gjet në banesë një shumë prej 65 mijë eurosh, që dyshohet se i kishte marrë përmes rryshfetit.
Troci dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Kadastrës më 24 shtator të muajit të kaluar, dhe dyshohet si organizator i një vjedhje të sajuar në zyrën e qarkut të Vlorës, ku u morën disa dosje origjinale të pronave në zonën e Dhërmiut.
Ai ka punuar për një periudhë gati tremujore si drejtor në drejtorinë e pronave ne Qarkun e Vlorës dhe është zëvendësuar në këtë post nga Bardhyl Gjika, i arrestuar katër ditë më parë.
“Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T. rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shume prej 65.000 Euro”, thuhej në njoftimin e policisë në ditën e arrestimit të Trocit.