Detaje të reja kanë dalë nga krimi brenda familjes në Korçë, ku burri qëlloi me thikë gruan, duke i shkaktuar plagë të rënda, në gjendje serioze për jetën.

Aleko Myrtollari 46 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin 38 vjeçe, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Burime bëjnë me dije se motiv i kësaj ngjarje dyshohet të jetë xhelozia. Marjola ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vajza 16 vjeçare ka lajmëruar policinë. Mësohet se plagosja nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve por e ka gjetur vajza nënën të plagosur.

Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qera, kishin konflikte për motive xhelozie, ka qenë bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhëti.

Dinamika e ngjarjes: Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje mes njëri tjetrin. Kanë 1 muaj e gjysëm që kanë ardhur nga Tirana në Korçë. Probleme kanë patur vazhdimisht, dhe bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit.

Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten. Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë./