Miratohet mbrojtja e posaçme për gjyqtarin Tonin Sterkaj. Vendimi u mor nga Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e gjyqtareve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mbrojtja do të jetë me afat 6 muaj. Gjyqtari shkodran do të mbrohet nga struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë. Njësia e blinduar, e cila njihet ndryshe si RES.
Mëngjesin e së dielës në portën e banesës së tij u vendos një sasi eksplozivi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
