Një ngjarje e praprecedentë ka ndodhur gjatë natës së shkuar në Elbasan, ku në derën e apartamentit të dy motrave u tritol.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre që banonte përballë, Enea Themollari, por që nuk ishte ai objektivi.

Për Top Channel, mes lotësh babai është shprehur se djali është në intubim, teksa u lutet mjekëve ta shpëtojnë,

Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë. I lutem doktorëve të më shikojnë çunin. Vajzat nuk i njihja, komshije. Unë në gjumë isha, çunin e pashë në tokë, dera është ndarë përgjysmë”-thotë babai.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy motra nga Lezha.

Njëra prej motrave punonte në Elbasan dhe kishin dy muaj që jetonin aty. Të gjitha dyshimet e policisë shkojnë në një konflikt të mbartur nga qyteti i tyre ku dikush mund t’i ketë përndjekur.

Top Channel