Lufta në Gaza po zhvillohet gjithnjë e më shumë edhe në frontin humanitar. Të paktën 30 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë mbetën të plagosur pas një incidenti të rëndë pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve lokale dhe humanitare, përfshirë Al Jazeera dhe Mbrojtjen Civile të Gazës, të shtënat janë kryer nga automjete të ushtrisë izraelite (IDF), ndërsa qindra civilë po shkonin drejt zonës për të marrë ndihma ushqimore.

Ngjarja ndodhi në zonën al-Mawasi një hapësirë e shpallur nga Izraeli si “e sigurt” për civilët e evakuuar nga zonat e tjera të konfliktit.

Ndërkohë, ushtria izraelite nuk ka publikuar ende një deklaratë zyrtare për këtë incident, ndërsa imazhet dhe rrëfimet e drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes mungojnë për shkak të kufizimeve të mëdha në komunikim dhe akses në terren