Ana dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, lajm të cilin e konfirmuan vetë ata. Sipas Arsimit Ana kërkonte shumë vëmendje dhe ky fakt e kishte bezdisur duke sjellë edhe ndarjen.
Pas ndarjes, Arsimi po komentohet sërish për jetën private. Ish-konkurrenti i “Përputhen” është shfaqur në shoqërinë e ish-konkurrentes së “Love Story”, Enxhit.
Dyshja shihen të afërt me njëri-tjetrin, por nuk dihet se çfarë po ndodh mes tyre.Mbetet të presim një reagim nga të dy.
Kujtojmë se pak muaj më parë në media online u zbulua edhe sherri që kishte patur Ana dhe Enxhi, dikur mikesha të ngushta. Madje në portale u shkruajt se arsyeja ishte një mashkull, por kur vajzat të tregojnë të vërtetën atëhere do mësojmë gjithçka.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)