Kakavijë, pala greke njofton se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).
Në çdo rast, testet anticovid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare. Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.
