Shumë persona kanë një zakon të kontrollojnë postimet më të reja në Instagram para se të flenë gjumë. Sipas studimeve të kryera nga studiues dhe shkencëtarë të fushave përkatëse, ky zakon është disi i dëmshëm për ne.
Dr. Rangtell shpjegon se përdorimi i pajisjeve elektronike para gjumit mund të ndikojë në çrregullimin e orareve të gjumit, në kalimin e një kohe më të gjatë para se të na zërë gjumi dhe në gjumin e shkurtuar.
“Gjumi kërkon që ne të qetësohemi, dhe në momentin kur ne përdorim pajisjet elektronike para gjumi, truri stimulohet nga përmbajtjet që na pengojnë të arrijmë këtë qetësi.” shpjegoi ajo. Drita e ekranit mund të rrisë ndjesinë e vigjilencës në kushte të caktuara, duke “shtyrë” gjumin.
Çfarë ndodh në momentin kur ne nuk i përdorim pajisjet elektronike para gjumit?
Janë disa benefitet e mospërdorimit të pajisjeve elektronike para gjumit sipas doktoreshës Rangtell. “Në këtë mënyrë ju do ta keni më të thjeshtë për të fjetur. Gjithashtu është e mundur që shmangia e dritës së ekranit në mbrëmje të ketë një impakt pozitiv në ritmin cirkadian.
Për t’i dhënë trurit tuaj një pushim të mjaftueshëm mjafton të mos qëndroni në pajisjet elektronike të paktën 30 minuta para se të shtriheni, t’i mbani ato sa më larg prej jush ose të gjeni një zakon të ri, si përshembull leximi ose meditimi.