Eventi i parë i vjeshtës i Apple u fokusua në seritë e reja të iPhone dhe Apple Watch, ndërkohë që eventi i dytë që do të organizohet në datën 18 tetor, pritet të fokusohet në modelet e reja MacBook Pro.

MacBook Pro 14” dhe 16”

Mini LED MacBook Pro Feature

Kanë kaluar pothuajse 2 vite që nga hera e fundit që modelet 16” janë rifreskuar me një model të ri, dhe besohet se e hëna do të jetë koha e duhur për një model të ri. Risitë që do të vijnë në këto Macbook do të jenë që në formën e ekranit, i cili pritet të ketë bezels më të holla, dhe mbishkrimi MacBook Pro në pjesën e poshtme mendohet se do të hiqet për të kursyer hapësirë.

Disi i çuditshëm është fakti se Apple do të përmirësojë disi seleksionimin e portave, duke përfshirë këtu një SD Card slot dhe HDMI, bashkë me portat USB-C dhe headphone jack. Karikimi tashmë do të kryhet njësoj si në modelet e vjetra përmes MagSafe. Dizajni klasik do të kompletohet dhe me mospërfshirjen e Touch Bar, i cili do të zëvëndësohet nga një rrjesht tastash.

Ports 2021 MacBook Pro Mockup Feature 1 copy

Për sa i përket teknologjisë së përdorur në ekran, raportimet e fundit tregojnë se Apple do të përdorë Mini-LED në pajisjet e saja. Pritet që këto modele mund të vijnë dhe me “ProMotion” me refresh rate 120Hz. Besohet se Apple këtë vit ka vendosur më në fund të upgrade-ojë cilësinë e kamerave nga 720p në 1080p.

Rëndësia e këtyre laptopëve për Apple qëndron dhe në eleminimin e përdorimit të proçesorëve Intel në pajisjet e saja, që do të zëvëndësohen nga proçesori i ri M1X.

AirPods 3

AirPods Gen 3 Feature 2

Apple po zhvillon një gjeneratë të re të AirPods dhe raportimet tregojnë se kjo gjeneratë do të publikohet gjatë këtij eventi. Shpesh herë është përfolur se AirPods 3 do të kombinojnë madhësinë e AirPods Pro me dizajnin ekzistues të AirPods 2. Pra, me shumë mundësi nuk do të ofrojë active noise cancellation.

Mac Mini

m1 mac mini screen

Ky kompjuter i ri do të ketë një dizajn të ngjashëm me Mac Mini aktual, por pak më të vogël. Ai do të ketë 4 porta Thunderbolt, dy porta USB-A, një Ethernet dhe një HDMI.

macOS Monterey

macOS Monterey on MBP Feature

iOS 15, iPadOS 15, WatchOS8 dhe tvOS 15 u lançuan në shtator, por macOS Monterey është ende në fazën beta. Me shumë mundësi MacBook Pro të reja do të vijnë direkt me macOS Monterey.

Të gjithë personat që kanë dëshirë të ndjekin live eventin, mjafton të futeni në adresën zyrtare të Apple në YouTube oe në website-in e tyre në orën 19:00.