Shefat e rinj të komisariateve nga veriu në jug janë emëruar zyrtarisht në detyrë nga kryepolici Ilir Proda, ashtu siç Newsbomb.al paralajmëroi prej mbrëmjes së djeshme duke zbardhur emrat për secilin drejtues.

Kryesisht bëhet fjalë për komisariatet e jugut, Vlorë, Himarë, Gramsh, Pogradec, Elbasan, si dhe për atë të Dibrës, Cërrikut e Kurbinit. Gjithashtu për herë të parë, në postin si drejtues komisariati, është vendosur një grua. Bëhet fjalë për Edjona Dano, e cila është emëruar drejtoreshë në Komisariatin e Kuçovës.

Më parë Dano ka mbajtur postin e e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës si dhe Shefe sektori për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë.

Emërimet e reja në komisariatet e Shqipërisë:

Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër

Bledar Metaj Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë

Florian Dano shef i Policisë Kufitare Dibër

Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë

Ferit Merkaj në Himarë

Kliton Zharri në Cërrik

Ajet Bega në Kurbin

Leonard Ndreka në Gramsh

Krenar Guçe, zv/drejtor për krimet në Policinë e Elbasanit

Gentian Dedej në Pogradec

Ndërkohë ditën e djeshme një sërë lëvizjesh ndodhën dhe në komisariatet e Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit. Robert Loshja, i cili prej vitit të kaluar mbante postin e shefit të Komisariatit nr.1 në Tiranë, është emëruar së fundmi në krye të Komisariatit të Vorës nr.7, ndërsa në vend të tij është emëruar Elton Shahini.

Idriz Daulle, nga zv. drejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr. 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës

Bekim Lika nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiran