Update-et e rregullta sezonale të Call of Duty: Mobile kanë një tendencë për të lëvizur përdoruesit në kohë përgjatë gjithë botës, dhe aventura e fundit e sezonit të 5-të nuk përbën përjashtim.

Call of Duty: Mobile Season 5 do të publikohet në fund të muajit qërshor dhe do të sjellë shërbime të rëndësishme si eventet dhe challenges sezonale bashkë me modalitete dhe playlists të reja.

Kur do të fillojë zyrtarisht Season 5?

Zyrtarisht sezoni i 5-të i quajtur In Deep Water do të fillojë në datën 28 qershor për të gjithë përdoruesit e pajisjeve Android dhe iOS.

Çfarë do të përfshihet në sezonin e 5-të të Call of Duty?

Season 5: In Deep Water vjen me harta (Docks, Aniyah Incursion dhe Suldal Harbor), playlists, armë dhe evente të reja, por më të rëndësishmet janë dy modalitetet e reja.

E para quhet Craked: Confirmed, një miks i Cranked dhe Kill Confirmed. Në këtë modalitet lojtarët do të futen në cranked state për një combat boost dhe duhet të tregohen të kujdesshëm që koha të mos përfundojë duke eleminuar kundërshtarët ose duke mbledhur dog tags.

Modaliteti i dytë quhet Ground Mission, në të cilin lojtarët do të ndeshen me njërin tjetrin në ekipe 10 vs 10.

geek