Nga Arjan Samarxhiu!
Kjo klasë politike më e korruptuara 30 vjecare ( PS – PD – LSI) i ka bere të gjitha të zezat kriminale që mund ti bëjë nje vendi armiku i tij më i keq. Me pretendimin se do të na ndihmojë Amerika E Bashkimi Europian kjo politikw ,shkatërroi cdo uzinë e fabrike gjoja se ato i ka ndërtuar komunizmi ,vodhi dhe shpërdoroi pronen publike,shtetërore, bëri reforma ultrakomuniste,një ndër to ligji famëkeq 7501 per shperndarjen e tokes, nuk i jep pronen pronarit por zaptuesit , shkaterroi sindikatat,i vodhi këtij populli gjithë pasurinë që kishte mbledhur nga puna në emigracion e në Shqipëri duke krijuar piramidat dhe çoi vendin në prag të luftës civile, na la në prag të Evropës në fund të radhës për 30 vjet ,rriti borxhin publik nga zero në 83% ,ka larguar nga vendi gjysmën e kombit,nuk ka vend të rruzullit tokësor që nuk ka shqiptarë, a thua ti që ne ishim nën gjenocidin serb,sepse kjo klasë e ndyre politike mbolli e vazhdon të mbjellëpasiguri ,nuk ofroi dhe ofron SHPRESË shqiptarëve për të jetuar e punuar në tokën e të parëve të tyre.
Kjo klasë e ndyre e ka shpërdoruar besimin e elektoratit për 30 vjet ( 8 vjet njera, 8 vjet tjetra e me rradhë )sepse një komb që harron dhe nuk mëson nga tragjeditë është i destinuar të veteshkaterrohet. Prandaj m ë 25 Prill boll me kete klase qe mendon vetem per te shkateruar te ardhmen e vendit, të ardhmen e fëmijëve tanë. Duhen alternativa të reja,fytyra të reja të pa korruptuara, të rinj e të reja vizionarë. Rotacionet nuk jane ndryshim.
Ata qe nuk e duan kete treshe kriminale te votojne bindjen demokratike, kandidatët e saj, kandidatin e tyre të preferuar të BD, qe besojne se do te sjelle ndryshimin, shpresë japin kandidatët e BD,ata nuk kane qene kurre me pare ne pushtet. Keshtu do tu japim shprese BD dhe forcave te reja te pa inkriminuara qe te shohin se mbeshtetja ndaj tyre po fillon te marre rruge , dhe mos i zhgenjejme se ketu nuk ndryshon asgje ,sepse nese ndodh kjo mos cuditemi qe pas 25 prillit te kemi vetem keto 3 palo parti dhe pastaj ,fajin duhet t ja kerkojme vetes dhe mos themi më se nuk kemi kujt t ja japim voten , se ja nuk ka parti te reja e të tjera justifikime. Pra ja ku jemi na votoni që të mos zhgenjeheni.