Sipas dokumentit, deri më datë 6 nëntor ora 20:00 çdokush duhet të ketë dorëzuar dokumentet në selinë qendrore. Pra, të gjithë ata që duan të marrin pjesë në garë kanë afërsisht 10 ditë kohë për të plotësuar dokumentet.

Ndërkohë që në Tiranë dihen tashmë që do jenë pjesë e primareve deputeti Këlliçi, aktori i humorit Juljan Deda e Gerti Bogdani, në Durrës mësohet se një nga kandidatët potencial për t’u futur në primare është kryetari i degës dhe ish-deputeti i PD-së, Igli Cara.

Ndërkohë, në Elbasan janë dy persona të cilët përflitet më së shumti për të marrë pjesë në garën e primareve fillimisht dhe fituesi përballë kandidatit të PS-së. Bëhet fjalë për Blendi Himçin dhe Aurel Bylykbashin. Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dorëzuar kandidaturën.