‘Festa e dashurisë’ e organizuar nga Silvio Berlusconi të shtunën e kaluar llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro’ shprehet një planifikuesi i njohur i dasmave, Illy Goodall.
Sipas Daily Mail ‘dasma simbolike’ e çiftit e karakterizuar kështu nga mediat ndërkombëtare pasi çifti nuk u martuan zyrtarisht u zhvillua në vilën historike Gernneto në veri të Milanos.
Sipas gazetës britanike arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje mes Berlusconit dhe fëmijëve të tij për shkak të pasurive të ish-kryeministrit italian.
Por sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”.
Mirëpo duket se më në fund ajo i ka kapërcyer këto ndjenja hidhërimi, pasi ajo në ditën e dasmën së saj shkëlqente me fustanin e saj të bardhë e cila kishte një bisht 3.5 metra të gjatë dhe që kushtonte rreth 20 mijë euro.
Nga ana tjetër Berlisconi mbante të veshur një kostum elegant blu të firmës Armani.
Sipas medias italiane “Vanity Fair” , në “dasmë” ishin të pranishëm vëllai 85-vjeçar Silvio Berlusconi, Paolo dhe fëmijët e tij Marina, Barbara, Eleonora dhe Luigi, ndërsa mungonte djali i tij i dytë, Pierre Silvio.
Mungesa e tij thuhet të jetë për shkak të hezitimit të tij për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha sociale për shkak të pandemisë.
Dëshmitë e të ftuarve si dhe video dhe foto nga “festimi i dashurisë” përshkruajnë një Berluskoni të lumtur, i cili në një moment e quajti Martën një “dhuratë nga qielli”.
Gjatë ceremonisë, Berlusconi u këndoi mysafirëve të tij, me një mik që e shoqëronte në piano dhe u dha dhurata mbresëlënëse të pranishmëve, shalle për gratë dhe kravata dhe orë për burrat.
Po kush është nusja 32-vjeçare?
Marta Fascina është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.
Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë.
Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit.