Home AKTUALITET POLITIKË Ja si është situata brendshme në PD

Ja si është situata brendshme në PD

13

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka refuzuar të përgjigjet, nëse do të futet në garë për drejtimin e kësaj force politike përballë Sali Berishës apo Agron Shehajt.

Basha tha se nuk di që PD të ketë hapur ndonjë garë për kryetarin, dhe se do të jetë mbështetësit dhe anëtarët e PD-së, ata që do të vendosin për rrugën e ringritjes.

Situata e brendshme në PD

Ne do të dimë të përballemi me atë pasi jemi demokratë, kemi vite që i mbijetojmë situatave të vështira, duke u përpjekur që të zvogëlojmë veset njerëzore, do ta bëjmë sa më të hapur në raport me mbështetësit tanë. Nuk do ti ikim këtij debati as para kamerave, por sot është një ditë e rëndësishme, për dramat njerëzore, siç është afera e inceneratorëve dhe rritja e çmimit të naftës. Ne do ta ndjekim këtë hap pas hapi, njësoj si partnerët që kanë investuar te drejtësia në vendin tonë.

Po negocioni një tryezë me Komisionin e Rithemelimit? 

Unë personalisht do të bëjë gjithçka që PD të dalë nga trauma e 6 Marsit. Unë jam i gatshëm dhe kam qenë i gatshëm që të bëj gjithçka, për Partinë Demokratike, jamë në dispozicion të PD-së si kryetar i saj, si anëtar i saj i thjeshtë. Kushdo që mendon se më bën presion mua për të hequr nga kauza… Ne kemi nisur një proces të hënën, dhe që vazhdon edhe në ditët e ardhshme, në mënyrë që vendimet që do të merren të ringrejnë Partinë Demokratike.

A do të garojë përballë Berishës apo Shehajt?

Edhe njëherë është gjëja më e gabuar, që të më thoni që të bëj spekulime, unë di që komisioni i inceneratorëve sot ka publikuar raportin, unë nuk di që PD të ketë shpallur ndonjë farë për kryetar. Vendimet do të merren pasi demokratët të jenë dëgjuar, që të mos bëhen as për interes të Bashës dhe as për interes të Berishës.