Wayne Rooney është vendosur në qendër të polemikave ditët e fundit, pasi iu publikuan foto e video ku shihej në shoqërinë e disa vajzave në hotel. Njëra prej tyre, është identifikuar si Elise Melvin 21vjeçe.
Ajo është e fejuar dhe pretendohet se pikërisht, partneri i saj i ka bërë virale videot intime në rrjet. Bashkë me të atë natë, ishin dhe miqtë e saj Brooke Morgan dhe Tayler Rayan, të dyja nga 21-vjeçe.
Partneri i Elise, i quajtur Stuart Rodger, ishte shqetësuar së tepërmi për përmbajtjen e pamjeve, prandaj, ai i publikoi ato në rrjete sociale dhe u nda nga e fejuara disa orë më vonë.
21-vjeçarja Elise njihet si një femër mahnitëse në Angli. Ajo shquhet për tiparet e theksuara dhe format prefekte të trupit. Megjithatë, e reja është vendosur në qendër të kritikave këto kohë, për shkak të imazheve të qarkulluara.
fax