Duke filluar nga dita e sotme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8-12m/s.
Temperaturat parashikohen në zona malore 5 deri 19°C, në zona e ulëta 8 deri 23°C, në zona bregdetare 9 deri 22°