Home SHOWBIZ Ja si reagon Rihanna e pyetur për shtatzëninë!

Ja si reagon Rihanna e pyetur për shtatzëninë!

18

Nuk ka vend për diskutim kur themi se Rihanna ishte një nga kryefjalët e Javës së Modës të Dior në Paris ditën e martë. Ajo e tregoi barkun e saj të rrumbullakosur në mënyrën më të bukur si gjithmonë, pak kohë pasi ndau lajmin e bukur më të gjithë botën se po pret një fëmijë me partnerin e saj ASAP Rocky.

Ndërkohë, të gjithë gazetarët nuk nguruan të shfaqnin kuriozitetin lidhur me detajet e shtatzënisë.

Një prej tyre ishte dhe Tim Blanks, kryeredaktori i “The Business of Fashion”, i cili ka postuar një foto të Rihannës gjatë eventit, e cila dukej e konfuzuar në mënyrë qesharake. Ky reagim erdhi si rrjedhojë e pyetjes që iu bë lidhur me gjininë e foshnjës së saj, ku ajo la të kuptohet se nuk ka dashur të përgjigjet në atë moment mbi këtë pyetje personale.

Teksa ka ndarë këtë foto të reagimit epik të këngëtares, Blanks shkruan:

“Djalë apo vajzë? Kjo ishte pyetja e gabuar për t’i bërë Rihannës ndërkohë që figura të botës së modës po përgjonin mbi kokat tona”, ka thënë ai. “Por ajo është nëna e re më rrezatuese ndonjëherë. Një rreze e vërtetë drite në një ditë të errët.”iconstyle