WhatsApp ka menduar dhe për ty! Tashmë ju mund të bëni mute në mënyrë të përhershme një nga kontaktet tuaj përmes shërbimit archived conversation. Pas update-it të fundit të aplikacioni, nëse një kontakt është bërë archived, atëherë ju nuk do të merrni më njoftime nga ai qoftë për mesazhet apo telefonatat.

Ndiqni këto hapa për të mësuar se si të veproni në këto raste:

Update-oni WhatsApp
Pasi ta keni update-uar atë, hapni aplikacionin
Zgjidhni personin ose personat që po ju bezdisin
Në Android klikoni në shigjetën poshtë në pjesën e sipërme të ekranit, ndërsa në iOS mund të bëni dhe një swipe majtas
Nëse ju dëshironi të aksesoni bisedën tuaj me këto persona duhet të klikoni në seksionin Archived
Shërbimi archived chats kur është i aktivizuar shfaqet gjithmonë në krye të listës së bisedave në WhatsApp. Nëse ju dëshironi që t’i bëni unarchive kontaktit të mëparshëm, atëherë mjafton të hapni aplikacioni, të shkoni në seksionin Archived, të përzgjidhni kontaktin që dëshironi ta hiqni nga lista dhe të shtypni shigjetën e drejtuar lart.