Mbrëmjen e nesërme Milan do të pres në San Siro skuadrën e PSG për ndeshjen e katërt të grupeve në Champions League. Kjo do të jetë hera e parë që do të kthehet në Milano si kundërshtar portieri i PSG, Gianluigi Donnarumma. Ai u largua në Paris dy vite më parë.
Ultrasit e Milani nuk do ta presin ngrohtë ish-in e tyre. Siç raporton Mediaset, tifozët do të hedhin në fushë kartmonedha false për të ironizuar transferimin e portierit drejt kryeqytetit francez. Gjithashtu tifozët do të veshin dhe fanellën me numrin 71. Ky numër do të thotë “një njeri pa vlera”.
Donnarumma u largua nga Milani me parametra zero në vitin 2021 pasi refuzoi të nënshkruante një kontratë të re me klubin kuqezi.