Rare ka bashkëpunuar me Disney për të krijuar një crossover që sjell në jetë karakteret e Pirates of the Caribbean në ambientin e duhur, pikërisht në momentin kur kapiteni Jack Sparrow shfaqet në brigjet e Sea of Thieves: A Pirate’s Life.
Në vend që të krijonte vetëm disa skins të thjeshta ose shtimin e një karakteri, Rare ka vendosur të krijojë një rrëfim të plotë rreth këtyre karaktereve. “Fillimisht Disney na kontaktoi ne në E3 2019. Ne u takuam me Disney dhe ata na treguan se ishin fansa të mëdhenj të Sea of Thieves, dhe ky fakt ishte disi i pabesueshëm.” tha drejtuesi kreativ Mike Chapman.
Takimi i parë më pas çoi në mundësinë e sjelljes së Jack Sparrow në lojë në një mënyrë që respekton botën pirate virtuale dhe historinë e Pirates of the Caribbean. Pak a shumë Disney e përmblodhi mendimin e saj me fjalët “Ju keni krijuar lojën që ne duhet të kishim bërë, ne do të pëlqenim shumë të krijonim një lojë rreth historisë së Pirates of the Caribbean, por ju e keni bërë tashmë.”
Rare ka krijuar 5 episode si pjesë e expansion. Këto aventura do të lejojnë lojtarët të eksplorojnë ambiente të reja dhe të shijojnë takimin me karakterët e Pirates of the Caribbean. Fansat e Sea of Thieves do të gëzohen kur të vizitojnë disa vendndodhje të reja gjatë këtij sezoni. Mbretëria Sunken nënujore do të shoqërojë lojtarët në thellësitë e oqeanit dhe betejat nënujore.
geek room