Në skenën e “Festivalit të Këngës”, pasi përfundoi duetin me Flori Mumajesin, një nga të ftuarit e natës së sotme, Fifi pranoi se është në pritje të ëmbël.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Jam duke pritur një fëmijë. Nuk kam “dashur ta nxjerr (si lajm) deri sot. Përgjegjësia ime në këtë ka qenë dyfish më e madhe sepse nuk kam kënduar vetë, por kam kënduar me fëmijën tim.
Zoti i bekoftë të gjitha nënat. Sot po e kuptoj se çfarë po rritet brenda meje”, u shpreh Fifi.
Fifi është në një lidhje me Adis Patushin, ish-partneri i Adrola Dushit me të cilin modelja ka edhe një djalë, Troi. Fifi dhe Adisi konfirmuan lidhjen në shkurt të këtij viti.

