Mes Bernie Ecclestone dhe Lewis Hamilton nuk ka një marrëdhënie të mirë. Ish-pronari i Formula 1 e ka kritikuar disa herë pilotin britanik të Mercedes, duke treguar se është më i lidhur me një tjetër ikonë të këtij sporti, Michael Schumacher. Të dy këta pilotë kanë nga 7 tituj kampionë bote dhe Ecclestone pranon se nuk dëshironte që Hamilton ta thyente këtë rekord.
“Max e fitoi ndershmërisht titullin dhe kjo është pozitive. Njerëzit dëshironin të shihnin një fytyrë të re në majën e Formula 1. Personalisht jam i lumtur që Lewis nuk u shpall kampion bote për të tetën herë, pasi kështu e ndan titullin me Michael Schumacher. Do të doja që ky rekord të mos ndryshonte”, tha Ecclesonte për “Sky News”.
“Është absurde të mendosh se Hamilton ia vodhën titullin. Mos harroni që në xhiron e parë preu shkurt kthesën dyshe dhe nuk u penalizua. Këto gjëra në Formula 1 ndodhin shpesh dhe nuk duhet të fajësojmë drejtuesit e garës. Dëgjova Lewis që tha se ky kampion është fals, por po gabon, pasi ky ishte një sezon i hapur dhe ku njerëzit u argëtuan”, u shpreh Bernie Ecclestone, 91 vjeç.