Ronald Kuman i trembet një largimi të mundshëm të Lionel Mesit, edhe pse e pranon se Barcelona po bën gjithçka që ta bindë “Pleshtin” të qëndrojë. Trajneri holandez e pranon se duhen bërë sakrifica në merkato, vetëm e vetëm që të rinovojë kapiteni. Ai foli edhe për Grizmanin dhe tha se do të mbështetet tek ai në sezonin e ardhshëm.

MESI – “Gjithmonë një çështje që nuk është zgjidhur të krijon të panjohura dhe duhet të jesh i shqetësuar, por kam besim të plotë te presidenti ynë se do ta rregullojë këtë gjë. Mesi është i rëndësishëm për klubin, por edhe për La Ligën. Duhet që lojtari më i mirë në botë të qëndrojë këtu. Duhet të bëjmë të gjithë një sforco që të qëndrojë me ne”.

TEBAS – “Secili mbron interesat e tij. Laporta dje më tha që të jem i qetë sepse do të zgjidhet shumë shpejt kjo çështje. Do të arrihet marrëveshja për të firmosur dy vite”.

DIÇKA E RE – “Sigurisht që për planifikimin e një trajneri është e rëndësishme që t’i ketë gjërat e qarta dhe t’i dish futbollistët. Deri në gusht mund të ndodhin shumë gjëra, por është një sezon i vështirë”.

MENAXHIMI – “Leo Mesi ka treguar gjithmonë që dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe drejtuesit po punojnë për të arritur një akord. Leo tani është i fokusuar te Kupa e Amerikës dhe ka gjëra të tjera në mendje. Shpresoj që ta fitojë finalen kundër Brazilit. Gjithmonë ka bërë maksimumin për këtë klub dhe dua shumë të qëndrojë. Nuk do të ishte e bukur që ta mbyllte karrierën me një tjetër fanellë”.

GRIZMAN – “Unë do të mbështetem te të gjithë futbollistët që kam në dispozicion. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim do ta pranojmë të gjithë, por këto janë gjërat e klubit. Ne do të përpiqemi që ta përmirësojmë Barcelonën. Grizman i ka treguar vlerat dhe kualitetin e tij. Ka qenë një blerje e jashtëzakonshme për ekipin tonë. Unë do të mbështetem te të gjithë lojtarët”.

SHITJE – “Duhet të bëjmë gjithçka që të qëndrojë Leo.

panorama