Presidenti Ilir Meta ka sqaruar më shumë opinionin publik lidhur me deklaratën e bërë ku bie në sy shprehja e përdorur e cila duket si kërcënim ndaj dikujt.
Duke përmbledhur kryeministrin, Rama, kryedemokratin Basha dhe ndërkombëtarët, Meta tha se do të dëshpëroheshin pa fund sepse do të përgjigjeshin për korrupsionin e kryer. Ndër të tjera, presidenti filloi t1% përmendë koston e jeteës në Shqipëri e cila sa vjen dhe rritet.
Pyetje: Cila është domethënia e “Jam Ilir Meta, o super budallenj…”? Është kërcënim i i Presidentit të Republikës për ndërkombëtarët, për Ramën, Bashën? Do dëshpëroheni pafund, keni thënë.
Presidenti Meta: Ata do të dëshpërohen sepse gjithë planifikimi i tyre për të asgjësuar demokracinë në Shqipëri, për të varrosur faktikisht pluralizmin politik, për të frikësuar të gjithë qytetarët shqiptarë dhe për të përzënë nga vendi, gjithë forcat më të reja, forcat më të kualifikuara, të gjithë ata që kërkojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë në një sistem meritokratik. Kjo do të dështojë në mënyrë të padiskutueshme.Prandaj dhe ata do të dëshpërohen dhe do të përgjigjen për super korrupsionin e tyre. Shikojeni koncesionet, shikoni sa ka vajtur 1 kilometër rrugë e re, apo autostradë, është 6 herë më shtrenjtë, se sa në Serbi. Shikoni ndërkohë pagat se ku kanë ngelur, më të ulëtat në rajon! Shikoni çmimet se ku kanë vajtur, jo po çmimet janë në të gjithë botën. Shikoni çmimet sa janë në Maqedoni dhe në Serbi! Nuk kanë asnjë lidhje. Kjo ka lidhje vetëm me super korrupsionin, që është zhvilluar këtu. Me përqendrimin e pushtetit në pak duar dhe njëkohësisht, përqendrimin e ekonomisë në shumë pak duar.
Dhe kjo ka sjellë këtë gjendje kaq të rëndë! Shiko sa e përkrahim ne bujqësinë, 30 euro për hektar, 180 euro për hektar e ka Kosova, 6 herë më shumë, mbi 200 e ka Maqedonia.