Këngëtarja Bebe Rexha ka deklaruar së fundmi se është e lodhur nga fotoshopi.

Ajo ka zgjedhur të ndajë një video me fansat ku duket e veshur me bikini dhe ku vihen re format e saj ashtu siç janë natyrale.

Në videon e publikuar në profilin e instagramit këngëtarja shfaqet e veshur me bikini dhe tregon se si është trupi i saj në realitet.

Në të mund të dallohet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje. Këngëtarja ka nxitur kështu të gjithë ndjekësit e saj, që të heqin dorë nga të menduarit se duhet të duken perfekt në çdo moment dhe të tregojnë si duken realisht përtej filtrave.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, -shkroi Bebe përkrah videos. “Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”,- ka shkruar Bebe përkrah videos së saj dhe fansave që kanë bërë të njëjtën gjë si ajo.

Disa javë më parë, Bebe Rexha publikoi një video të saj në rrjete sociale, në të cilën shfaqej krejtësisht natyrale pa asnjë lloj filtri dhe pa grim në fytyrë.

Faxnews