Ai erdhi, i futi krahun nënës së sapo lindur, mori foshnjën dhe grisi rregjistrin ku do të shënohej emri i fëmijës”. Kështu e nis denoncimin e pazakontë juristja e një materniteti në kryeqytet e cila u ndodh para një situate që gjatë karrierës së saj nuk i kishte ndodhur asnjëherë.
Ngjarja u rregjistrua nga sektori i hetimit të krimeve në komisariatin numër tre dhe të alarmuar se mos ndodheshin para një rrëmbimi fëmije, efektivët e poicisë kanë thirrur në polici një sërë personash. Nuk kanë munguar edhe nëna që lindi fëmijën dhe i ati i cili nuk pranoi që të shkruheshin të dhënat e foshnjës, në çastin ku e ëma do të linte këto ambjente.
Një burim policor i Gazetasi.al tregoi në anonimitet se në përfundim gjatë verifikimeve veprimet i ka sqaruar vetë i dyshuari. Ai është një djalë 28 vjeç me inicialet I.G, që nuk është as më pak dhe as më shumë babai biologjik i fëmijës. Por duke qenë se gruaja me të cilën ai jeton, ka qenë e martuar më herët dhe ende nuk ka kryer divorcin, i riu është trembur nga fakti se mos automatikisht në maternitet do t’ia rregjistronin foshnjën me të dhënat e ish-bashkëshortit, ndaj dhe është acaruar dhe ka kryer veprimin duke refuzuar paraqitjen e të dhënave.