Priyanka Chopra ndezi thashethemet e ndarjes me bashkëshortin Nick Jonas pasi hoqi mbiemrat e saj nga profili i saj në Instagram më 16 nëntor, duke i bërë fansat të shqetësoheshin se çifti mund të shkojë drejt ndarjes.

Ndërsa Priyanka, hoqi “Jonas” nga emri i saj në Instagram, ajo hoqi edhe emrin e saj të vajzërisë, “Chopra”. Në momentin e publikimit, ajo ka vetëm emrin e saj në profilin e saj.

Pavarësisht spekulimeve se Priyanka dhe Nick, 29 vjeç, kanë probleme martesore, aktiviteti i çiftit në rrjetet sociale duket se tregon të kundërtën.

Të premten, më 19 nëntor, aktorja e Baywatch ndau një foto të saj me anëtarin e Jonas Brothers,Nick Jonas, nënën e saj, Madhu Chopra dhe menaxheren e saj për një kohë të gjatë Anjula Acharia.

“Njerëzit e mi të preferuar [emoji me zemër të kuqe]”, ka shkruar Priyanka në foton e grupit.

Një ditë pasi thashethemet për ndarje filluan të vërtiteshin, Nick shkoi në TikTok për të mbyllur në dukje spekulimet. Ndërsa shfletonte një revistë për jetën e tij, ai ndaloi në një foto të tij dhe Priyanka.

“Foto nga Festivali i Filmit në Kanë me të bukurën Priyanka Chopra Jonas”, shkroi ai, duke vënë theksin te “Jonas”.