Janë zbardhur emrat e anëtarëve të bandës italo-shqiptare, pjesë e së cilës ishte edhe Elsa Lila, e arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet atje.

Sipas mediave italiane grupi kriminal drejtohej nga shqiptarët. Arindi Boci në bashkëpunim me Glend Burhanajn dyshohet se kishin ngritur skemën e trafikut të drogës në Acilia dhe Primavalle.

Ndërsa Françesk Ndreka njihej si krahu i djathtë i kreut të bandës Arindi Boci. Boksieri Petrit Bardhi i njohur si Titty, kishte siguruar kontaktet e klientëve që porositnin drogën.

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila njihej si financiere dhe menaxhonte të ardhurat që siguroheshin nga trafiku i drogës.

Anëtarët shqiptarë të grupit

Arindi Boci (35 vjeç)
Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç)
Petrit Bardhi (47 vjeç)
Leonard Vacaj (48 vjeç)
Elsa Lila (40 vjeç0
Gjino Lleshaj (39 vjeç)
Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)

Anëtarët italianë

Fabrizio Capogna (37 vjeç)
Gianluca Fantozzi (51 vjeç)
Laurenti Simone (42 vjeç)
Manolo Monterisi (44 vjeç)
Alessio Nardini (47 vjeç)
Manuela Rizzo (46 vjeçe)