
Shtatë persona u plagosën në qendrën e ngarkuar të qytetit të Nagoya në Japoninë qendrore , kur një makinë “vrapoi” nëpër trotuar dhe rrëzoi shtyllat.
Dy burra, katër gra dhe një foshnje u dërguan në spital për ekzaminime të mëtejshme.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 74-vjeçar dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.
Sipas një dëshmitari që priste në një semafor pranë vendit të ngjarjes, deklaroi se makina doli nga një parking nëntokësor dhe ndaloi përpara se të përshpejtonte ndjeshëm, duke vazhduar në një trotuar në anën e kundërt, përpara se të detyrohej të ndalonte pasi u përplas me një shtyllë.
