Shqipëria
Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin Shqiptar, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.