Babai i 15-vjeçares, që u hodh nga kati i katërt, ka rrëfyer se vajza e tij pasi mbërriti nga shkolla nga shkolla i kishte thënë që “më bullizuan shokët”.
“Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
Vajza erdhi direkt nga shkolla rreth orës 13:30 (Qan), vjen në shtëpi dhe i thotë të të vëllait që një vajzë bashkë me shokun e saj në klasë e ofendonte, që je e shpifur dhe shumë gjëra”.
Mirë i kishte thënë ai, mos u mërzit se do e zgjidhim.
Dje kisha ditëlindjen e djalit të vogël që mbushte 12-vjeç dhe në ato momente djali i madh po gatuante në shtëpi, ndërsa vajza u shtri.
Ishim në shtëpi, po festonim bashkë. I bleu vëllai i vogël një patatinë dhe u shtri në krevat.
Ish-bashkëshortja po bisedonte me një mësuese jashtë tek dera. Jemi të ndarë me gruan, të divorcuar. Ne për hatër të fëmijëve dhe thashë të mblidhemi.
Ish gruaja u fut në korridor, dëgjon një zhurmë nga ballkoni lart dhe bërtet, thotë ‘Beni, çfarë ra nga materialet e tua.