Një gol i anuluar, një i shënuar dhe dy asist! Ndeshja e Robin Gosens te Gjermania, përballë Portugalisë, ka qenë perfekte!
Jo më kot lojtari i Atalanta-s u zgjodh Ylli i ndeshjes përballë Ronaldo & Co…
Por, pas ndeshjes, pati edhe batuta mes shokëve të ekipit, aq sa ai që hapi polemikat ishte veterani Thomas Muller.
“Si mund të dalësh nga fusha 60 minutash? Kuptohet qartë pse luan në Serie A dhe nuk ka fuqi për më shumë”, mesazhi i Muller…
Në konferencën për shtyp, Gosens u përgjigj: “Unë i thashë Muller se është më mirë të luash mirë dhe me cilësi për 60 minuta sesa keq dhe të vraposh kot për 90 minuta…”.
Gjithçka është mbyllur me të qeshura të mëdha brenda sallës së shtypit…
fax web