
Jeep ka prezantuar pamjet e para të makinës SUV elektrike që do të vijë gjatë vitit të ardhshëm. Kompania nuk shpërndau shumë informacione mbi të, madje as emrin zyrtar të makinës, por konfirmoi vetëm vitin e lançimit, 2023.

Jeep e ka vonuar disi tranzicionin e saj drejt makinave elektrike në krahasim me rivalët, duke prodhuar vetëm modele hibride makinash. Ky SUV do të jetë makina e parë tërësisht elektrike e kompanisë. Megjithatë kompania ka treguar se do të prezantojë versione me “zero emëtime” të të gjitha makinave deri në 2025, së bashku me variantet hibride.
Kompania Stellantis (një konglomerat multi-nacional që u krijuar vitin e kaluar kur Fiat Chrysler u shkri me PSA Group) që ka nën pronësi Jeep ka filluar të ndjekë planet e reja për elektrifikimin e linjave të makinave në shumicën e firmave që përfaqësojnë, duke përfshirë këtu makinën Ram 1500 dhe një muscle-car elektrike Dodge.


Ditën e martë Stellantis prezantoi dhe disa skica të hershme të Ram 1500, e cila do të përdorë platformën STLA të Stellantis.
