Ata udhëtuan me një kapsulë me dritaret më të mëdha të para ndonjëherë, duke ofruar pamje fantastike nga Toka. Të katërt pasagjerët arritën të ktheheshin shëndoshë e mirë në Tokë me një parashutë pas udhëtimit të tyre që zgjati 10 minuta.
Zonja Funk është njeriu më i moshuar që udhëton në hapësirë, ndërsa studenti Daemen është më i riu në moshë që bën realitet këtë ëndërr të madhe të shumë njerëzve.
Pasi kapsula preku Tokën, Bezos u shpreh “Astronauti Bezos: Dita imë më e mirë”.
The moment the capsule touched down in the West Texas desert
Pas 2 minutash udhëtim, kapsula u nda nga raketa dhe vazhdoi lart drejt Linjës Karman, kufiri më i njohur i hapësirës. Pasagjerët përjetuan udhëtimin e tyre rreth 4 minuta pa asnjë peshë dhe patën mundësinë të shijonin pamjet e plantetit tonë nga sipër.
“Oh bota ime, shikojeni botën”, dëgjohej Funk nga brenda kapsulës gjatë këtij momenti.
Kapsula arriti maksimumin e lartësisë prej rreth 107 km, para se të fillonte zbritjen e saj me parashutë dhe të ulej në një shkretëtirë.
Pasi të gjithë u ulën në Tokë, Bezos u shpreh: “Jam jashtëzakonisht mirë”.
Bezos së fundmi dha dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Amazon, gjigandi i tregëtisë elektronike që ai vetë themeloi, në mënyrë që të përqëndrohej në sipërmarrjet e tij të tjera duke përfshirë Blue Origin, që ndërtoi kapsulën New Shepard.
icon style