Në një letër të dorëzuar ditën e hënë në mëngjes nga Jeff Bezos drejt administratorit të NASA Bill Nelson shkruhej se ai do të hiqte dorë nga një pagesë $2 miliardë e kontratës në qoftë se NASA shton zbarkuesin hënor të Blue Origins në një fazë kryesore të programit Human Landing System, i cili është i pari i llojit të tij prej disa dekadash. Gjithashtu Blue Origin do të financojë vetë testimet e Blue Moon në orbitën e ulët të Tokës, duke i kursyer NASA disa qindra miliona të tjera.

Kontrata për këtë projekt u fitua nga kompania rivale SpaceX e Elon Musk në fillim të këtij viti, por Bezos nuk e ka pranuar ende këtë “humbje”. Ai u shpreh: “Ajo që NASA duhet të bëjë është të përfitojë nga kjo ofertë dhe të ndryshojë kontratën.” Një zëdhënës i NASA tregoi se agjensia ishte e njohur me propozimin e bërë nga Bezos por ai nuk mund të tregonte më tepër informacione pasi duhet të ruante integritetin e këtij proçesi.

Mirëpo ndryshimi i kontratës nuk është aq i lehtë sipas Lori Garver. “Unë e shikoj këtë ofertë si një shenjë pozitive, megjithatë ajo nuk duhet të ndikojë në strategjinë aktuale.” tha ajo.

geek