Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka nisur të grumbullojë një ekip me shkencëtarët më të mirë në të gjithë botën të cilët do të kryejnë testime për të zhvilluar një teknologji për të “mposhtur vdekjen”.

Miliarderi do të investojë paratë e tij në startup-in kundër plakjes të quajtur Alto Labs. Në këtë projekt është përfshirë Hal Barron, ish drejtues i lartë shkencor në kompaninë farmaceutike GlaxoSmithKline, i cili tashmë është CEO i Alto Labs.

Barron_Hal_2018_1200.jpg

Unë jam tepër i nderuar që më është ofruar kjo mundësi që vjen vetëm një herë në jetë, për të drejtuar një kompani kaq unike me një mision transformues për të mposhtur vdekjen.” tha Barron në një deklaratë për shtyp.

10 Dec 2012, Stockholm, Sweden --- epa03503948 The 2012 Nobel Prize Laureate for Physiology or Medicine, Professor Shinya Yamanaka of Japan poses for photographs with his Nobel Prize after the award ceremony at the Stockholm Concert Hall in Stockholm, Sweden, 10 December 2012. EPA/JONAS EKSTROMER SWEDEN OUT --- Image by © JONAS EKSTROMER/epa/Corbis

Në ekipin e shkencëtarëve do të bëjnë pjesë dhe Dr. Shinya Yamanaka, fituesi i çmimit Nobel në mjekësi në 2012 për punën e tij kërkimore mbi qelizat burimore, dhe Jennifer Doudna, bashkë-fituesja e çmimit Nobel në kimi në 2020 për rolin e saj në zhvillimin e mjetit CRISPR për editimin e gjeneve.

maxresdefault.jpg

Deri më tani ky startup i mbështetur nga Jeff Bezos ka grumbulluar më tepër se $3 miliardë fonde që nga lançimi. Bezos nuk është i vetmi investitor që po ndihmon Alto Labs. Miliarderi rus-izraelit Yuri Milner po investon gjithashtu në zhvillimin e teknologjisë kundër plakjes.

Qëllimi kryesor i këtij misioni është riprogramimi biologjik i trupit të njeriut. Kjo metodë është tepër e rëndësishme në rinovimin e qelizave pasi ato janë maturuar. Në teori, këto qeliza mundet që të riparojnë trupin tuaj dhe të shërojnë sëmundje si demenca.