Kreu i AKSHI-t Mirlinda Karçanaj po dëshmon sot në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Ajo ka dhënë detaje lidhur me sulmet e kryera nga hakerët iranianë në vendin tonë.
Duke mos ditur që punimet e komisionit po transmetoheshin në faqen e Kuvendit, ajo ka zbuluar detaje nga sulmi iranian, ndërsa u desh një prej anëtareve të ekipit të saj ta vinte në dijeni që gjithçka po transmetohet. Më pas transmetimi u mbyll dhe po vijon pa praninë e kamerave.
“Institucioni ynë ishte i pari që u sulmua nga katër ekipe të mirënjohura. Kuptohet ne nuk e kishim idenë fare nën çfarë sulmi ishim ditët e para. Konkretisht në datën 15 strukturat tona të sigurisë arritën të kapnin tentativat e para. Masat u morën aq sa ishte e mundur po ndërkohë sulmi i datës 16 na tregoi vërtetë forcën e kundërshtarit që kishim përballë, synimi i skuadrave ishte të infektonin beckendet. mbi 10 mijë në atë kohë. Pra të inkiptonin të gjitha këto kompjutera dhe servera. Falë pajisjeve të sigurisë bëmë izolimin dhe e them me krenari sepse gjithmonë jemi në pjesën e baltosjes pa arsye.
Kur mora ftesën për të qenë pjesë e komisionit u ndjeva shumë mirë sepse dezinformomi është një betejë që vetëm ne nuk ia dalim dot. Pra nga 10 mijë back end-e vetëm 250 u arritën të enkriptohen kur kemi raste të sulmeve ndaj gjigandëve të teknologjisë ku kanë bërë kërdinë duke sulmuar gjithçka. Kur sulmuesit e ndjenë se i izoluam kaluan në qëllimin final që ishte Wiper-i, pra synonin të fshini n të gjitha sistemet e të dhënat e shqiptarëve.
Kemi pasur diskutime nëse lidhet me faktin që të gjithë shërbimet janë online, por jo sepse sulmi synonte të fshiheshin të gjitha sistemet e shtetit, edhe nëse shërbimet do të ishin në sportele fizike. Ia dolëm të izolonim gjithçka në atë moment dhe sipas dy raporteve që do të flas pak më vonë, vetëm 10 përqind e sistemeve dhe të dhënave u fshinë nga kundërshtarët.
Ishin momente shumë të vështira, nuk e kishim idenë kë kishim përballë dhe kishim një shtet të çorganizuar nga ana tjetër që kërkonin punë e përditshme që ishte e pamundur sepse ne vendosëm që të ulnim të gjitha sistemet e shtetit sepse nuk kishim asnjë analizë ku ishim dhe nëse sulmi i tyre do të shoqërohej nga një tjetër edhe më i madh nga i cili nuk do të kishim shpëtim. U përfshi skuadra më e mirë e Microsoft dhe me suportin e Ambasadës Amerikane, erdhën fizikisht që të bënin investigimin pasi fillimisht nga Microsoft u mendua si një sulm ordiner. Skuadra që erdhi ishte me ekspertë të një niveli shumë të lartë.
Ambasada na suportoi me skuadrën më të përgatitur të FBI për Cyber që punuar një muaj për analizën duke dalë në të njëjtin përfundim si ne. Ndërkohë që ne ndihmonim të dyja skuadrat me analizë duhet të ngrinim edhe sistemet pasi qytetarët ishin pa shërbime. Sërish u përfshi Crisp, një nga skuadrat e Microsoft për recovery, dhe në 2 janë 10 përqindëshi që u fshi u rikuperua”, tha Karçanaj.
Top Channel