STRASBURG

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur nga Strasburgu për nismën e opozitës për të çuar në Parlamentin Europian shqetësimet e tyre sa i përket situatës në vend.

Shehu tha se kjo protestë bëhet për të sensibilizuar europarlamentarët dhe se vendi ka nevojë për ndihmën e tyre për të dalë nga qerthulli i madh antidemokratik.

https://youtube.com/watch?v=wcKacKbbISw%3Ffeature%3Doembed

“Jemi sot këtu për problemet e mëdha që ka Shqipëria, për deformimet e rënda të demokracisë, të lirive, për të arritur kulmin me arrestimin politik të Sali Berishës. Sot jemi këtu një grup deputetësh për të sensibilizuar PE, europarlamentarët për atë çfarë po ndodh në Shqipëri.
Shqipëria ka nevojë për ndihmën e partnerëve për të dalë nga ky qerthull i madh antidemokratik. Kemi dalë për të dialoguar, protestuar, për atë rrugë të rrezikshme që ka marrë dhe ka nevojë absolute për njohjen e realitetit, për t’u shkëputur nga regjimi.
Ju e shikoni çfarë po ndodh në Shqipëri. Lideri i opozitës izolohet. Ish-presidenti rrëmbehet, deputetë burgosen. Ne duhet të ngremë zërin. Padyshim nuk është një betejë e lehtë, është e vështirë. Në Shqipëri duhet kërkuar lëvizje popullore”, tha Shehu.