Home AKTUALITET POLITIKË “Jemi ofenduar, vëzhguesi i ONM presion të përsëritur”, zbulohet letra konfidenciale për...

“Jemi ofenduar, vëzhguesi i ONM presion të përsëritur”, zbulohet letra konfidenciale për kreun e KPK nga trupi gjykues që konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn

25

Gjatë kësaj seance, e cila zgjati për rreth 8 orë, Jacobs ngriti dyshime se Imeraj ka përgjuar dhe vëzhguar kolegun e tij, Hans Kijlstra tashmë të larguar nga ONM.

Në letrën e klasifikuar konfidenciale, anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja joprofesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të cdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.

Note Verbale Drektuar Kryetarit Te Komisionit Te Kualifikimit
“Qëndrimet paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar nga vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.” thuhet ndër të tjera në letrën konfidenciale.

Në përfundim, tre anëtarët e trupës gjykuese të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, shprehin besimin se raste të tilla që sipas tyre, dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM-së të mos përsëriten më.

balkan