Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi ky i fundit ka deklaruar se është i përgatitur për çdo skenar për të mbrojtur PD-në.

Nga studio e Fax News, ish-kryedemokrati Berisha iu përgjigj Bashës duke i thënë se nuk ka bravë në bote që e ndalon uraganin e revolucionit.

Sipas ish-Kryeministrit, një pakicë nuk mund t’i imponohet shumicës, dhe duke e paralajmëruar Bashën se çdo orë që kalon në seli është në dëmin e tij, ndonëse nuk e përfundoi fjalinë.

Biseda

Kalaja: Keni fakte që ka njerëz të armatosur në PD? Nëse njerëz të paautorizuar në shtëpine e PD-së atëherë ky është skandal?

Berisha: Deputeti Lulzim Basha nëse kerkon mbrojtje, policia ka  të drejtë ta marrë në mbrojtje. Garda nuk ka punë.

Kalaja: Tha që është i gatshëm për çdo skenar?

Berisha; Tregon që është i përgatitur me njerëz të armatosur. I them Bashës nuk ka skenar, nuk ka bravë në bote që i ndal demokratët në qëllimet e tij. PD sot më shumë se kurrë është në duart të anëtarësisë. Lulzim Brava është peng dhe përpiqet, ose urdhërohet të dëmtoje, por në fakt pa asnjë sukses. Çdo orë që kalon në atë seli…. Nuk ka forcë që të mund t’i rezistojë ajo pakicë që mendon se mund të qeverisë, apo të shtypë shumicën. Ajo është ose totalitare, ose terroriste ose banditeske. Kjo pakicë do hidhet mënjanë. Qenka i përgatitur për dallgën e revolucionit.

Kalaja: A i ka shkuar letra e shkarkimit?

Berisha: Sot duhet t’ia dërgonim.