Në Kuvendin e sotshëm të Partisë Demokratike që po mbahet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi” rezultojnë se janë të pranishëm 4254 delegatë.
Gjithsej Kuvendi i PD-së ka në përbërje 5715 delegatë. Ka qenë anëtari i Komisionit të Drejtimit të punimeve të Kuvendit, Jemin Gjana që ka bërë të ditur numrin e delegatëve të pranishëm, pas verifikimeve nga grupet e punës.
Ky numër përmbush kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e Kuvendit dhe marrjen e vendimeve. Pritet që këta delegatë të pranishëm të votojnë ndryshimet e parashikuara të neneve të statutit të partisë.