Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e një seance normale. Deputetët e PD-së kanë bllokuar 5 hyrjet e parlamentit për të penguar deputetët e PS-së të hyjnë në sallë.
Deputeti i PD-së Flamur Noka iu ka kërkuar kolegëve socialistë që të mos provokojnë opozitës. Ai tha se deputetët e opozitës kanë hipur mbi tavolina e kanë përdorur çdo lloj mënyre për të kundërshtuar maxhorancën, por asnjëherë nuk janë shpallur armiq
“Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën”, tha Noka.
“Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini.
